Mësojmë serbisht

KURSI I GJUHËS SERBE

Rreth nesh

Çfarë është Vocup?

Platforma Vocup për mësimin e gjuhës shqipe dhe serbe është një ndihmë në internet, posaçërisht për të rinjtë, për të zotëruar aftësitë themelore të bashkëbisedimit (niveli A1).

Vocup përmban video mësime, shpjegime tekstuale, ushtrime dhe fjalorin e shprehjeve të reja. Ju gjithashtu mund t’i qaseni edhe Fjalorit të Vogël, i cili përmban rreth 6,000 terme me mënyrën e shqiptimit, shembuj, informacione gjuhësore dhe ilustrime.

Vocup u krijua kur OJQ Qendra për Nisma Sociale bashkoi Bojanën, Brunon, Feridin, Velkon, Jelenen, Draganin, Merindën, Bobanin, Millanin, Majlindën, Berlindën, Kristinën ... si dhe miqtë tanë të vegjël Mashën, Marianën dhe Danielin.

Si të përdorni Vocup?

Për Vocup ju nevojitet shpejtësia mesatare e internetit, pak kohë dhe dëshira për të mësuar gjuhën serbe ose shqipe. Vocup ju mundëson të arrini dije dhe të zgjidhni detyrat në mënyrë të pavarur. Ndiqni shigjetat dhe udhëzimet në fillim të secilës faqe të re. Mos i kapërceni mësimet!

Çfarë përmban Vocup?

Vocup përmban të katër komponentët e mësimit të gjuhës (të kuptuarit, të lexuarit, të shkruarit dhe të folurit). Prandaj, është e rëndësishme që t'i ndiqni të gjitha udhëzimet (të shkruani përgjigjen, të lidhni fjalën dhe fotografinë, zërin dhe fjalën, fjalën dhe fjalën, të dëgjoni audio incizimin ose të lexoni tekstin)

Si të dini se jeni në rrugë të duhur?

Vocup mundëson të kontrolloni saktësinë e secilës përgjigje, tregon përgjigjet e sakta dhe jep një pasqyrë të përparimit tuaj (statistika e përgjigjeve të sakta që nga fillimi i të mësuarit).

Çka pas përfundimit të kursit Vocup?

Ne ju këshillojmë të përsëritni ushtrimet disa herë dhe t’u ktheheni atyre përsëri, derisa të vëreni progresin në nxënie. Plotësoni dijen edhe me mjete të tjera të nxënies. Pritni plotësimin e vazhdueshëm të Vocup me tema, ushtrime, informacione të reja ...

Ku të përdorni Vocup?

Në çdo vend! Përveç faqes së internetit, Vocup është në dispozicion si aplikacion për Android dhe iOS. Përdorimi i Vocup është i lehtë, i thjeshtë dhe plotësisht falas.

Si të kontaktoni me Vocup?

Ne kemi nevojë për sugjerimet tuaja. Gjeni box-in (fushën) për të dërguar mesazhe dhe na dërgoni sugjerimet, pyetjet, propozimet tuaja ... Ju presim!

Kush janë miqtë e Vocup?

Ne i jemi shumë mirënjohës Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë, IOM-it (Organizata Ndërkombëtare për Migrim), Zyrës së Komisionarit për Gjuhë dhe UNMIK-ut. Gjithashtu, e falënderojmë  edhe HCNM / OSBE për mbështetjen e dhënë që Fjalori i Vogël të bëhet pjesë e platformës Vocup. Sigurisht, miq të veçantë të Vocup jeni të gjithë ju, të cilët e përdorni dhe e mbështetni.

Copyright © 2024.

Centar za socijalne inicijative


Materiali nga kjo platformë mund të përdoret vetëm për qëllime informative. OJQ Qendra për Nisma Sociale është përpjekur të sigurojë kompetencën dhe saktësinë e të dhënave. Megjithatë, të gjitha informacionet janë vepër autoriale dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërish qëndrimin e CSI-së. Prandaj, CSI nuk merr përgjegjësi për humbjet e mundshme që mund të dalin nga mbështetja në informacionet që përmban kjo platformë.
Ndalohet kopjimi dhe shkarkimi i përmbajtjes. Të gjitha të drejtat e rezervuara.